Syla: Gjysma e Vetëvendosjes hala s’i këqyrë lojtë e futbollit të Kosovës

23 shkurt 2021 | 21:21

Gazetari Valon Syla ka folur rreth çështjes së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë duke thënë se kjo temë diskutohet vetëm për të nxitur votues brenda Kosovës dhe Shqipërisë.

Syla në Pressing të T7 ndër të tjera përmendi një shtet të bashkuar shqiptar ku do të funksionin dy parlamente, dy shtete, një ushtri, një ekip futbolli, sipas tij, për ata që e shikojnë futboll me zemër, duke theksuar se gjysma e Vetëvendosjes nuk i shikon lojët e futbollit të kombëtares së Kosovës.

“Pikë së pari njerëzit kur flasin për bashkim kombërar e bëjnë për ta nxitur një votues brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Ka persona publikë që ende besojnë në këtë ide. Kjo është rritur me qeverisjen e Edi Ramës. Nga sondazhet që i kam parë në Shqipëri është një ngritje e besimit për idenë e bashkimit kombëtar. Asnjë parti politike as atje e as këtu nuk është marrë seriozisht me këtë temë dhe ka qenë thjeshtë një kartë elektorale që është përdorur deri sot. Ai format i vjetër që gjithë shqiptarët janë shtet me tiranën kryeqytet është i pamundur. Realisht janë dy shtete, dy realitete, ka histori të ndarë”, tha Syla.

“Ata e shohin një shtet etnik, jo multietnik. Një union apo federatë midis Shqipërisë dhe Kosovës, dy republika në një shtet të bashkuar shqiptar ku do të funsiononin dy parlamente, dy shtete por në esencë një sistem arsmiro një ushtri, një ekip e futbollit për ata që e shikojnë me zemër kombëtaren, se Vetëvendosja me gjasë gjysma hala si këqyrin lojët e futbollit”, shtoi Syla./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Gërvalla thotë se nuk ka asnjë mundësi që Vjosa…