Syla ironizon me emërimin e xhaxhait të Konjufcës: Kanë thënë mos t’i kallxojmë Glaukut se thotë jo

08 prill 2021 | 22:35

Analisti Valon Syla ka komentuar emërimin e xhaxhait të Glauk Konjfucës, Rabit Konjufca si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Syla në Pressing të T7 ka ironizuar me deklaratën e këtij të fundit ku tha se djali i vëllat të tij, Glauku për këtë emërim ka dëgjuar prej mediave.

“Prej gjithë atyre gjeneralëve, bash axha i Glauk Konjufcës a? Edhe çudi Glauku se paska ditë, a paska hy axha edhe garant ata në parti kanë thanë pasi është axha i Gkalukut mos të ia prishim dhe mos t’i kallxojmë Glaukut se thotë jo ai. Kjo është shumë interesant, kjo veç te ne bën vaki”, tha Syla.

Për këtë përgjegjësi të re, Konjufca ka thënë se nuk ka qenë në dijeni fare djali i vëllait të tij, Glauku.

“Të jesh e bindur që ai për këtë ka dëgjuar prej juve (mediave)”, kishte deklaruar ai.

Në një intervistë për Albanian Post, Rabit Konjufca ka thënë se nuk e mbanë mend kur e ka takuar Glaukun dhe nuk e mbanë mend nëse ia ka uruar detyrën e re.

“Nuk kam biseduar as që e kam pa Glaukun, s’e mbaj në mend as qe ja kom uruar detyrën e re, në telefon. S’e mbaj mend për herë të fundit kur jemi takuar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, u ka bërë thirrje të…