Syla: Kurti ka ‘përgatitur’ një vjeshtë të vështirë për qytetarët e Kosovës

10 gusht 2022 | 12:20

Gazetari Valon Syla, dje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti “nuk donë dhe nuk dinë me qeverisë”, ndërsa sot ka shkruar prapë për mënyrën se si po qeveriset me vendin.

Syla ka thënë se ka verifikuar çmimet e peletit dhe drurit, ndërsa ka shtuar edhe disa “dështime të tjera”, të cilat do t’i “kushtojnë edhe më tepër kosovarëve”.

“Dje i numërova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e keqmenaxhimit të qeverisë Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa prej çmimeve”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Syla.

Ai ka thënë se çmimi i peletit është 410 euro, sipas tij, më i shtrenjti në Ballkan, derisa ka bërë me dije se çmimi i drurit është 70 euro për metër.

“Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe lufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa Albini bën fjalime për luftë për targa. Nginu Vetëvendosje”, ka shkruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit vazhdon të kërkojë një sulmues. Mediet spanjolle…