Syla: Nuk udhëtojmë me flamur të bardhë

01 tetor 2021 | 11:12

Superkupa e Femrave do të vë përballë skuadrat më të mira për momentin në basketbollin femëror. Sfidat do të zhvillohen më 4 dhe 5 tetor në Pejë, ku Penza do të përballet me Vëllaznimin, kurse Prishtina me Bashkimin.

Finalja zhvillohet më 5 tetor. Trajneri i Vëllaznimit, Pal Syla, është shprehur se, edhe pse nuk e kanë skuadrën si në edicionin e kaluar, nuk udhëtojnë me flamur të bardhë.

“Për dallim nga edicioni i kaluar, kemi bërë disa ndryshime. Ne jemi munduar të përgatitemi sa më mirë për Superkupë, që është shumë e rëndësishme. Sigurisht nuk udhëtojmë me flamur të bardhë dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë kundër Penzës. Angazhimi nuk do të mungojë dhe do të mundohemi të japim më të mirën në gjysmëfinale të Superkupës”, ka thënë Syla për faqen zyrtare të FBK-së.

Skuadra kuqezi edicionin e kaluar ishte befasia e këndshme në elitën e femrave, sidomos në stinorin vjeshtor, kurse garat e rregullta i përfundoi me 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa në “play-off” u mposht nga Bashkimi.

Ndeshja Penza-Vëllaznimi zhvillohet më 4 tetor me fillim nga ora 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulëzim Etemaj Është dita e thyerjes së mitit të…