Sylvester Stallone nxit thashethemet për ndarje nga gruaja e tij

23 gusht 2022 | 15:30

Duket se ka një krizë mes Sylvester Stallone dhe gruas së tij prej 25 vitesh, Jennifer Flavin. Shkak për këtë është bërë një modifikim që ka bërë në tatuazhin dedikuar gruas së tij, duke vendosur qenin e tij, Butkus. Dhe Flavin ka lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë përfunduar.

Duket se ka telashe në parajsë për Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin, gruaja e tij prej 25 vitesh, megjithëse asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar

Ajo ka publikuart një foto ku përqafon tre vajzat e tyre. “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ne të 4 përgjithmonë.”, ka shkruar ajo. Për më tepër, Jennifer nuk po e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram. Por publicisti i Stallone këmbënguli se nuk ka probleme mes çiftit.

PARA: Stallone kishte një tatuazh të madh të fytyrës së Flavinit në bicepin e tij të djathtë

Ai thotë se e gjitha është një keqkuptim për shkak të modifikimit të tatuazhit të tij në krah. “Stallone synonte të rifreskonte tatuazhin e gruas së tij Jennifer, megjithatë rezultatet ishin të pakënaqshme dhe, për fat të keq, të pandreqshme”, tha ai.

Tatuazhet e Sylvester Stallone.  Sylvester Stallone dhe qeni Dwight.PARA: Stallone kishte një tatuazh të madh të fytyrës së Flavinit në bicepin e tij të djathtëDuket se ka telashe në parajsë për Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin, gruaja e tij prej 25 vitesh, megjithëse asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuarPAS: Stallone dukej i pashqetësuar ndërsa Zach Perez punonte për të mbuluar tatuazhin e gruas së tij prej çerek shekulli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër kryetarët e komunave të cilat i drejton Lëvizja Vetëvendosje…