Kryetarët e komunave të drejtuara nga LV-ja: AKK-ja është e politizuar

23 gusht 2022 | 15:28

Katër kryetarët e komunave të cilat i drejton Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë në një konferencë për media, pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka dorëzuar padi kundër dy ministrive të qeverisë Kurti.

Shpejtim Bulliqi (Podujevë), Alban Hyseni (Gjilan), Qemajl Aliu (Shtime) dhe Kadri Rahimaj (Kamenicë), kanë thënë se AKK-ja është kundër qeverisë Kurti.

“Andaj, ne mendojmë se inicimi i kësaj padie nga AKK-ja edhe një herë dëshmon se ky asociacion është kthyer në një vegël politike, anti-qeveritare dhe larg misionit të tij që duhet ta përmbush në shërbim të komunave”, ka thënë Shpejtim Buliqi, kryetar i Podujevës.

Ai ka thënë se shpreson që të gjendet një zgjidhje për problemin e kontratës kolektive.

“Ne si kryetarë të komunave jemi të interesuar që të gjendet zgjidhje për këtë problem që prek drejtpërdrejt punëtorët e sektorit publik, por jo të keqpërdoret nga një asociacion politik që shtynë përpara agjendat ditore të caktuara politike anti-qeveritare dhe të cilat s’e kanë fokus zgjidhjen e problemit”, është shprehur Bulliqi.

Komunat dorëzojnë padi ndaj MAShTI-it e MSh-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti u lëndua në ndeshjen kundër Milanit, pas një…