Sylvester Stallone vjen me një reality show familjar: Njerëzit do të tronditen

11 nëntor 2022 | 14:54

Aktori i njohur hollivudian, Sylvester Stallone mori pjesë pak ditë më parë në premierën e debutimit të tij televiziv, premierën e serialit “Tulsa King”, me gruan e tij Jennifer dhe vajzat Sistine dhe Sofia. Me atë rast ai ka folur për reality shoë-n e tij familjar, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

“Kjo do t’i trondisë vërtet njerëzit – tha aktori dhe zbuloi se do t’i kujtojë të gjithëve një film të vërtetë familjar. Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është sërish në kulmin e famës.

Vajzat e tij dhe bashkëshortja, nga e cila për pak u divorcua, pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për Kupën…