Sylvinho për ‘Marca’: Do kemi shumë mbështetje në Gjermani, çdo grup do ishte ferri për ne

03 dhjetor 2023 | 17:43

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho Campos komentoi për “Marca” shortin e “Euro 2024”.

Strategu brazilian theksoi se çdo grup do të ishte grup ferri për Shqipërinë, por ai shtoi se do të ketë mbështetje nga shumë shqiptarë në Gjermani.

“Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të jetë bukur t’i shikojmë në stadium. Shqipëria merr pjesë për të 2-ën herë në Evropian, por tashmë është rritur. Shqipëria është një vend entuziast. I mbyllëm kualifikueset para Polonisë e Çekisë, që janë shumë të forta. Në ‘Euro 2024’ duhet të tregojmë forcën tonë, nuk do të jetë e lehtë. Spanja ka shumë cilësi, më pëlqen dhe ka tjetër nivel”, deklaroi Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua shtatzënë ka vdekur, katër persona janë lënduar dhe…