Synohet ulja e numrit të rasteve të dhunës në familje në Prizren

01 mars 2024 | 14:51

Nën organizimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku, i pranishëm ishte edhe ambasadori Michael Davenport, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për riaktivizimin e mekanizmit komunal kundër dhunës në familje, me të gjithë akterët e përfshirë në këtë çështje.

“Me këtë rast u zotuan se do të kërkojnë edhe mbështetje shtesë nga institucionet qendrore, derisa të fuqizohet edhe më tej bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante për ta ulur numrin e rasteve të dhunës në familje në Komunën e Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është duke e rritur bashkëpunimin me Kinën në teknologjinë…