Szunyog flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi: Mund të bëhet brenda disa muajsh

08 prill 2021 | 22:39

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për pritshmëritë e tij rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

Ndonëse thotë se ky proces i përket Beogradit dhe Prishtinës, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Tomas Szunyog, deklaron se një ujdi e tillë duhet të finalizohet shpejtë thuajse.

”Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës”.

”Pra i takon të dyja palëve të vendosin se si të negociojnë, çfarë të negociojnë, si dhe sa shpejt të negociojnë”.

”Ne në Bashkimin Evropian jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative, që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura”.

Rubikon: Si ta kuptojmë këtë që thoni, relativisht shpejt?

”Varet nga dy palët. Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo dhjetë vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitjet e dy palëve”.

Por, nëse do të shohim këtë vullnet të dyja palëve, ai thotë se është çështje paksa e komplikuar.

”E kuptoj që është çështje mjaft e ndjeshme për të dyja palët”.

”Nganjëherë kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive, zgjedhjet, e të tjera”.

”Por gjithsesi, në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja palët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në intervistë për RTK-në ka…