Tahir Ahmeti: Qeveria të fillojë pa hezitim zgjidhjen e problemeve të zjarrfikësve shpëtues

07 prill 2021 | 14:00

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se qeveria duhet të fillojë pa hezitim zgjidhjen e problemeve të zjarrfikësve shpëtues.

“Asnjëra nga qeveritë e kaluara nuk ka arritur deri më tani që të zgjidh problemet e shumta të zjarrfikësve shpëtues të Kosovës, duke përfshirë edhe statusin e padefinuar. Qeveria e re qysh në fillim duhet që t’i qaset me seriozitet dhe pa hezitim kësaj teme. Rregullimi juridik i shërbimit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, zbatimi i kërkesave që u takojnë me ligj zjarrfikësve, si dhe përmirësimi i kushteve të punës dhe pajisjeve, do të duhej të filloj menjëherë, si pikënisje për zgjedhjen e problemeve të shumta në fushën e emergjencave civile. Në përgjithësi, sektori i sigurisë duhet të jetë prioritet i qeverisë së re. Dhe, në veçanti, emergjencat dhe reagimi kombëtar duhet të marrin vëmendjen qeveritare dhe të mos neglizhohen si në të kaluarën”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Para disa ditësh ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave…