Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Koshtovë të Mitrovicës

07 prill 2021 | 14:00

Para disa ditësh ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku mori pjesë edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, me bashkëpunëtorët e tij.

Ai ka bërë me dije se janë edhe disa rrugë dhe rrugica të cilat priten të asfaltohen në këtë fshat, me ç’rast do të përfundojë pothuajse rregullimi i tërë infrastrukturës rrugore.

Muja ka thënë se me asfaltimin e kësaj rruge dhe rrugicave të tjera, banorët e Koshtovës në përgjithësi do ta kenë jetë më të mirë dhe mundësi më të mëdha për të siguruar ekzistencën.

Vlera e këtij projekti arrin shumën afër 150 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U17 do t’i luajë dy…