Tahir Deda, bashkëpunëtori më i ngushtë i Halim Spahisë

30 tetor 2018 | 11:08

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /8/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

 Organi kryesuar për punën destruktive të pandehurit Halim ka qenë i pandehuri Tahir Deda. Bashkëpunimi në mes të tyne dhe miqsija intime e tyne, fillon ç’prej kohës së luftës d.m.th. që prej tri vjetve. Në konditat e dyshimit ç’prej çlirimit Kosovës dhe të Metohis, dhe si anmiq të përbetuam të barazisë të vllaznimit e të bashkimit të popujve jugosllav dhe lirisë së tyne Demokratike tue ndryshue taktikën e veprimtarisë të disa t’armatës Jugosllave tue përdor mënyrat e rafinueme dhe dinake hynë në pushtetin populluer dhe në Komandat ushtarake tue përfitue lirin e funksionin, të cilat i kanë pasua me qëllim të bëjnë luftë po kundra atyre pushteteve dhe kundra regullimit të shtetit. Halim Spahija si kryetar i Këshillit Populluer të Rrethit, Tahir Deda, Avdyl Regjepi, Hasan Rustemi, Rifat Krasniqi e te tje. Si nënpunsa shtetnore të Jugosllavisë së re, gjithë ashtu Ahmet Durguti si intendant i vendit, Basri Salkoviq si N/ Komandant i Vendit Ferizaj, të gjith së bashku janë vumun vazhdimisht e kanë vazhdua ushtrimin e tyne kundra pushtetit ku punojnë që t’a zhdukin për të cilin qëllim janë dhe kryetar Ballistë si Uk Sadiku, kapiten Riza Aliu, profesor Ymer Berisha e të tj. me të cilët kanë bashkpunue. Të pandehurit më të tillë bandita janë lidhun, janë bashk-fjalue tue dhanë instrukciojone njeni tjetrit që t’unisojnë punën e njenës palë me tjetrën palë, tu ju mbështetën instrukcijonevet të maruna prej agentive të reaksionit huaj tu ju bind këtyne konditave kanë vazhdua punën tue kërkua intervenimin e tyne tue pritun urdhrat e tyne, kur dhe ç’far lufte me bamun; kur armata Jugosllave ka ndjekun bandat nëpër male banditët, si Tahir Deda, Rifat Krasniqi janë vumun në dispozicion dhe kanë përhapun rrjetin e tyne distruktive kundra pushtetit populluar në të cilin bajshin pjesë. Kanë propagandua, kanë shijua e tj. gjana tue mbetur të pa diktuam.

Të pa diktuam për këtë arsye: pse as kush nuk ka dyshue që ata të cilit kanë qenë si dishmitar të viktimave të terorit fashist, të cilit kanë qenë dishmitara e luftës vIlavrasje që ka bamë okupatori, të cilit kanë qenë koshijent për viktimat që popujt e Jugosllavisë kanë dhanun për lirin e tyne; as kush nuk ka mendue që ata kanë me pasun guximin me punua ne nji organizatë kundra frutave e të drejtave t’Ushtrisë Nacional-Çlirimtar, por mjerisht ata prapë kanë punue. Këte ata vet e pohojnë.

Ky bashkëpunim i tyne shihet kjartazi në Pohimet e të pandehurit Tahir Deda, i cili deklaron: që kamë punua verbërisht si mbas udhëzimeve të Halim Spahis, të cilin e kamë ditur që asht agent i të huajvet dhe si i till ka dhanun instruksione me anën e Hasan Remës gjithë ashtu agentit e të huejvet ka marun dhe vumun në zbatim të gjitha instruksionet e duhuna për formimin e Komitetit, për propagandën antipopullore, për mbledhjen e informative, me anën e të cilave agentat e të huaj kanë përfitua për propagandën e tyne shpifse kundra shtetit tonë e të tjera. Tahir Deda pohon që ka formua Komitetin Qëndruar, i cili ka pas për qëllim me udhëheqë të gjitha Komitetet, gjithashtu pohon që ky Komitet ka udhëheqë e drejtua me antarët e ngushtë të tij: Fehim Ibrahimin, Abdyl Regjepin, Hasan Rustemin, Maliq Balin dhe Basri Salkoviqin. I pandehuni Tahir Deda pohon dhe këto që ka ngarkua Fehim Ibrahimin të bijën në marveshtje me Komitetin Ballist në Prizren, i cili këtë gja e ka krye me sukses dhe njikohsisht me e riorganizua e me i bashkue me Komitetin që Tahiri ka formua, dhe Maliq Balis i ka ngarkua që të lidhet me Komitetin e rrethit të Rahovecit ta riorganizoj dhe të nënshtrohet tue marun prej tij drejtimet e duhuna, gja qi e ka ba, ka marun lidhje me ta ose me këto Komitete dhe ka dërgua listat e kërkueme prej Komitetit të Qendrës mbi të denuemit e kriminelave të luftës. I pandehuni Tahir Deda pranon edhe këte që ka dhanë parullat themeltare të propagandës antipopullore mbi padrejtësinat që i bahen popullit Shqiptar në Jugosllavin e re, për mos njoftjene të drejtave Kombtare, dhe që Shqiptara, munden me fitue të drejtat e tyne të plota vetëm tue punue me kësi lloj Komitetesh që Tahiri ka formua e të tjera. Krejt kjo propagandë ka pasun për qëllim me formue urrejtjen ndaj rregullimit të ri të Jugosllavisë Demokratike Federative, me mundun në këtë mënyrë me përfitue këta të fundit në nji luft kundra Jugosllavis Demokratike Federative. Gjith ashtu polion që ka dhanë direktiva për me formue Komitetet në Kosovë këtyne personavet: Basri Salkoviqit për Ferizaj, Kaqanik dhe Gilan, Ramadan Kajtazit për Prishtinë dhe Murat Ademit për Podujevë. Tahir Deda si mbas pohimit të tij dhe në bazë të listavet të zanuna (të gjetuna) tek Abdyl Regjepi ka grumbullua informata mbi kriminelët e luftës e denuem e anmiqt e popullit e të viktimave Balliste të luftës së Drenicës Fruer – Mars 1945 i cili mendonte me i dërgua për jashtë shtetit e me këto lista të paraqesin e të tregojnë se janë viktima të terroit mbi popullin Shqiptar. Ai pohon edhe se ka bashkpunue me kryetarët e bandave Balliste gjatë luftës së Drenicës edhe mbas këtyre luftimeve.

Si mbas pohimit të tij nga njena anë ka mbajtun lidhje dhe ka bashkpunue me bandat Balliste dhe nga ana tjetër ka futun njerëz në pushtetin populluer që ta angazhojnë nënpunsit si p.sh. Abdyl Regjepin nënpunës i Financavet në Prizren, Hasan Rustemin nënpunsi i Këshillit Populluer të Prizrenit e të tjerët. Të gjitha këto i ka bamun me qëllim me minue e me shpijunue pushtetin populluer tonin. Prap ai pohon që vet personalisht ka formue Komitetin e Suharekës dhe ka dhanë instruksionet e duhuna për sa i takon detyrës së tij.

Si mbas pohimeve të tij nga njena anë ka mbajtun lidhje dhe ka bashkpunue me bandat Balliste dhe nga ana tjetër ka futun njerëz në pushtetin populluar që të angazhojnë nëpunësit si psh. Abdyl Rexhepin nëpunës i Këshillit Populluer të Prizrenit, Hasan Rustemin nëpunës i Këshillit Populluar të Prizrenit e të tjerë. Të gjitha këto i ka bamun me qëllim me minue e me shpijunue pushtetin populluar tonin. Prapë ai pohon që vet personalisht ka formua Komitetin e Suharekës dhe ka dhanë instruksionet e duhura  për sa i takon detyrës së tij.

Pra, Tahir Deda asht organizatori kryesuar i Komi¬teti në fjalë dhe i besueshmi personal i të pandehurit Halim Spahiut.

Fehim Ibrahimi, Avdyl Regjepi, Hasan Rustemi e Maliq Balija akuzoheshin për këto veprime:

Të pandehurit Fehim Ibrahimi, Avdyl Regjepi, Hasan Rustemi e Maliq Balija kanë pohua ne proçesvebalet e maruna prej hetuesit, që kanë marë pjesë ne Komitetin e Tahir Dedës që kanë zbatua pikërisht detyrat e dhanuna prej organizatës. Ata në pohimin e tyne kanë vërtetua krejt çka u tha ma sipër prej të pandehurit Tahir Deda.

Por gjanë ma kryesor që të naltpërmenduni (me përjashtim të Hasan Rrustemit) i largohen dhe nuk donë me tregua dhe qi asht lufta e armatosur kundra rregullimit të ri të shtetit, që ka qenë qëllimi kryesuar i krejt kësaj organizatës. Për këtë gjë tregon i pandehuni Hasan Rustemi, por fakti ma i mirë dhe ma i sigurt asht letra e direktivave “instruksionet Kryesore”, e cila asht gjeten tek i pandehuni Abdyl Regjepi e Basri Salkoviqi. Hasan Rustemi në procesverbalin e tij të 13 korrikut dhe të 2 Shtatorit thotë që i pandehuni Tahir kur ka dhanun instruksionet Basri Salkoviqit ka theksua, që bandave në mal duhet me u dhanë udhëzime që mos bajnë asnjë aksion dhe mos të vrasin pse, “kur të vijnë urdhri (këtu thotë prej Komitetit Qëndruar) të gjitha rrugët kryesore duhet të bllokohen, në mënyrë qi asnji partizan mos të ketë mundësi me hikun kur të niset lufta”. Gjithë ashtu në këtë rast i ka theksua Basriut duhet që të punojmë që të organizohemi për nji luftë tarmatosun kundra këtij pushteti, në këtë rast ka thanun edhe për nji kryengritje të përgjithshme e të tjera.

Nasnji mënyrë tjetër nuk mundet me u shpjegua ndryshe e tanë organizata, por vetëm si Komitet tradhtare, i cili ka pas për qëllim nji kryengritje t’armatosun kundra rregullimit të ri të Jugosllavisë Demokratike Federative, kështu në “instruksionet kryesore” flitet shumë kjartas “ç’asnji lëvizje nuk mundet me u ba pa Komitetit Qëndruar, gjithunji duhet me qenë në lidhje më lëvizjen t’on të jashtme. Gjithë ashtu lëvizja e jone e jashtme nuk do të punojë asgjë, vetë do të rrinë në pritje.

Lajmet e informatat duhet të drejtohen Komitetit të Rrethit, dhe në se njerëzit e caktuam nuk munden me i krye këto detyra, këto do të kryhen prej anës së femnavet të besueshme.

Të gjitha forcat që ndodhen përjashta duhet të kenë përgjigjësat e tyne (Komandat), të cilët kanë me ba organizimin e ushtrisë në dhjetëshe, në toga e në kompani, në këtë mënyrë Qendra do të veprojë si Komandë.

Përjashtohen rastet e jashtëzakonshme që mund të ngjajnë togave ose kompanive, në rast se nuk mundë të presin urdhrin ose shejat me u tërhjek munden me veprua si mbas rastit e mendimit të tyne, p.sh. nëse rrethohen prej armikut ose ndonjë rast tjetër. Në se asht e mundun duhet pa tjetër të lajmërojnë urgjenësisht dhe në qoft se mbas nji dite ose dy asht e detyrueshme që të lajmërohet Komanda.

Gjithashtu gjanat e nevojshme si ushqim e të tjera duhet të kërkohen nga Komanda mbarse në mënyrë që çdo ndihëm që vjen të vehet në dijeni Komandës.

Siç shihet, fjala asht te Komandat, Komandantat, Kompanit, togat e skuadrat si qendra dhe ky asht Komiteti Qëndruar si Komandë e vetme e tjera. Kjo asht gjëja kryesore qi i pandehuni Tahir Deda bashkë me të pandehurit të tjerë kanë heshtur mbi pikë dhe nuk kanë tregua të vërtetën, kjo paraqet nji hapë të rëndë përmbi krejt organizatën.

Kur e gjithë kjo të lidhet me pohimin e të pandehurve për krijimin e Komiteteve në të gjitha anët dhe nënshtrimin e tyne të domosdoshëm nën Komitetin Qëndruar, i cili vepron si Komandë superiore atëherë shihet sheshazi që qëllimi e organizatës ka qenë për nji luftë t’armatosun d.m.th. me anën e forcës të përmbysnin pushtetin ekzistues të rregullimit të ri të Jugosllavisë Demokratike Federative, dhe mbasi të kenë bë këtë, këto Komitete të merrnin në dorë qeverinë. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni do të shpërndajë mbi 5 200 ushtarë në kufi…