Tahirbegolli: Në Pejë po shkelen të drejtat e të rinjëve me punësime politike

07 tetor 2020 | 16:24

Aleanca e të Rinjëve të Kosovës (ARK) në Pejë, me anë të një takimi me të rinjët ka shprehur shqetësimin e saj, për mungesën e përkrahjes së rinisë në Pejë, nga Komuna e Pejës, dhe kryetari në ikje, Gazmend Muhaxheri.

“Ne si ARK, shprehemi të shqetësuar se si me t’u ofruar koha e zgjedhjeve lokale, Komuna e Pejës dhe Gazmend Muhaxheri po bëjnë punësime politike, pa përfillur kriteret profesionale, duke punësuar madje edhe njerëz jo profesionist në fusha të caktuara, ndërkohë që jashtë kemi një rini të kualifikuar e cila po injorohet”, është shprehur mes tjerash i pari i ARK-së në Pejë, Doan Tahirbegolli.

Gjatë këtij takimi është theksuar se ARK-ja e Pejës nuk do të qëndrojë e heshtur përballë shkeljeve të të drejtave të të rinjëve në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Noterëve dhe Agjencia Kadastrale e Republikës së Kosovës…