Tahiri: Amaneti i Zahirit dhe bashkëlufatarëve të tij u bë realitet, Kosova ka ushtrinë

15 dhjetor 2018 | 16:42

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se Zahir Pajaziti dhe të rënët tjerë do të jenë udhërrëfyes për ushtarët e rinj të Ushtrisë së Kosovës.

Këto komente Tahiri i ka bërë kur ka vizituar varrin e Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën për liri.

“Së bashku me drejtuesit e Degës së AAK-së në Podujevë, ishim në fshatin Turuqicë për të nderuar veprën e prirësit dhe komandatit të parë të rënë të UÇK-së Zahir Pajaziti. Në këtë frymëzim, nderuam edhe eprorët dhe ushtarët që prehën në varrezat e dëshmorëve në Penuhë. Amaneti i Zahirit dhe bashkëlufatarëve për të parë gaditun në rresht ushtarët e atdheut u bë realitet. Komandant Zahiri, eprorët, ushtarët, të rënët për liri dhe gjaku i tyre do të jenë udhërrëfyes për ushtarët dhe frymëzim për paqen”, ka shtuar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Së bashku me drejtuesit e Degës së AAK-së në Podujevë, ishim në fshatin Turuqicë për të nderuar veprën e prirësit dhe…

Gepostet von Besnik Tahiri am Samstag, 15. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vijim të ligjëratave dhe takimeve rreth aktivizmit politik, të…