Tahiri: Do të jetë javë e ngjeshur me seanca parlamentare

24 janar 2022 | 11:55

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dalë i pari nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe është ndalur të flasë para mediave për javën e ngjeshur që sipas tij na pret me seanca parlamentare.

Tahiri ka bërë me dije se sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Edhe ditëve pasuese deputetët do të mblidhen në Kuvend për seanca të tjera.

“Do të jetë një javë e ngjeshur me seanca parlamentare, duke filluar nga sot me një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatojmë për energjinë, temën më të rëndësishme për momentin për qytetarët e Kosovës. Pastaj do të ketë vazhdim të pikave të rendit të ditës të mërkurën dhe pastaj do të jetë edhe një seancë tjetër të enjten, e thirrur nga opozita, e nënshkruar nga LDK-ja për menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se presin reflektim nga qeveria lidhur me shtrenjtimin e rrymës. Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut në Lojërat Olimpike ka bërë…