Tahiri: Do të ketë protesta nëse qeveria s’i përfshinë veteranët në rritjen e pagës minimale

13 maj 2022 | 13:24

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është duke u diskutuar për ngritjen e pagës minimale në vend.

Mirëpo, për këtë projektligj nuk janë duke u pajtuar deputetët e partive opozitare; PDK, LDK dhe AAK.

Lidhur me këtë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në rast se Qeveria e Kosovës nuk i përfill kërkesat e tyre do të këtë protesta.

“Unë nuk e di qysh e merr gjumi dikush që u paraqit veteran e nuk është veteran. Duhet të ulemi të diskutojmë e mos të bëjmë një gabim shumë të madh. Në qoftë se ne vijmë dhe e miratojmë pagën minimale 250 euro pa një zotim iu garantojë se keni me pas protesta. AAK në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se keni me lëshu pe. Protestat kanë me erdh në atë pikë se keni me u detyrua me lëshu pe. Ju garantojë që protestat i keni përpara”, ka Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen…