Tahiri: E kundërshtoj fuqishëm vendimin selektiv për taksën

11 janar 2019 | 16:43

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kundërshtuar sot një propozim të Qeverisë, përmes së cilit do të lejohet hyrja e mallrave nga Serbia dhe Bosnja, të cilat janë në Doganën e Kosovës.
Në profilin e vet në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës për këdo që i referohet, është në kundërshtim me parimin e taksës së vendosur në emër të Republikës së Kosovës.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë kam kundërshtuar propozimin për ndryshimin selektiv të regjimit të taksës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës për këdo që i referohet, është në kundërshtim me parimin e taksës së vendosur në emër të Republikës së Kosovës, si entitet i të gjithëve. Çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës, është dekurajues për prodhuesit vendor dhe nxitje për kalim ilegal të mallrave. Kushti i parë i sundimit të ligjit është barazia, prandaj taksa e vendosur unanimisht, vlen dhe duhet të vlejë për të gjithë njësoj”, ka shkruar Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala me ftesë…