Tahiri e quan Kurtin dyfytyrësh: E pranojë asociacionin me dy duart

28 shkurt 2023 | 14:10

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet pas pranimit të propozimit të BE-së, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tahiri në dy shkrime në “Facebook”, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti ka pranuar asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Asociacion për serbët ‘PO’ me dy duart, po shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbeten? Kjo është fytyra dyfytyrëshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

Ndërsa në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiqi e njohu Kurti, por jo shtetin e Kosovës”.

“Ajo që dihet është se Vuçiqi njohu Kurtin, por jo shtetin e Kosovës, pas një përfundimi në Bruksel, pa nënshkrime dhe deklarata kundërthënëse të dyja palëve!” ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiqi janë pajtuar me propozimin e BE-së.

Panimi i këtij propozimi ka nxitur debat në Kosovë, ku pikat e këtij plani po interpretohen nga disa, e disa po i kritikojnë teksa vartësit e pushtetit po i pranojnë dhe shohin si një fitore ndaj Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Testet dimërore të Formula 1 zhvilluar pak ditë më parë…