Tahiri fton qytetarët të japin propozime për Kodin Penal

06 mars 2018 | 15:47

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ftuar qytetarët të japin propozime dhe sugjerime për Kodin Penal.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka bërë me dije se rishikimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës tashmë ka përfunduar dhe nga sot është në fazë të konsultimeve publike.

Ja statusi i plotë i ministrit Tahiri:

Të nderuar qytetarë,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se njëri nga proceset më të rëndësishme legjislative të zhvilluara gjatë kësaj periudhe nga Ministria e Drejtësisë, rishikimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, tashmë ka përfunduar dhe nga sot është në fazë të konsultimeve publike.

Projekt-Kodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe konsideratës më të lartë të parimeve humane.

I njëjti është hartuar dhe është në përputhje të plotë edhe me standardet evropiane dhe shënon një hap përpara në reformimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Prandaj, për qëllime të transparencës së procesit si dhe ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së këtij akti, e mirëpres dhe ju ftoj të jepni kontributin tuaj përmes propozimeve dhe sugjerimeve deri me datën 13 mars 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ftuar qytetarët të japin…