Tahiri: Funksinomi efikas i qeverisë ka zgjidhje Ligjin për Qeverinë, të tjerat janë inskenime

17 shtator 2019 | 22:27

Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, njëherësh sekretar i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, i është kundërpërgjigjur liderit të LV-së Albin Kurti, lidhur me reformën e funksionimin efikas të qeverisë.

Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se kufizimi i numrit të kabinetit të kryeministrit, numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave i zotuar në deklarata është zgjidhje parciale.

Reagimi i plotë i tij:

Funksinomi efikas i qeverisë ka zgjidhje Ligjin për Qeverinë, të tjerat janë inskenime

Thjeshtëzimi i diskutimit për reformën e funksionimin efikas të qeverisë, në numrin e ministrive është huqje nga koncepti. Kufizimi i numrit të Kabinetit të Kryeministrit, numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave i zotuar në deklarata është zgjidhje parciale.

Pavarësisht vullnetit të mirë, konstilacioni politik dhe formimi i qeverisë, duke pasur parasysh obligimin kushtetues të përfaqësimit të minoriteteve e bënë këtë thjesht premtim fushate. Projektligji  i hartuar për Qeverinë, e i cili për shkak të rrethanave të dorëheqjes së qeverisë, i finalizuar për votim parasheh rregullim të plotë të funksionimit. Për më tepër vendos pronësinë e shtetit në formën e funksionimit duke zëvëndësuar rregullativën e UNMIK-ut.

Projektligji, përveç kufizimit në numër, vendos theks parimet e qeverisjes së mirë, duke rritur koordinimin përmes vendosjes së një sistemi të integruar të politikave. Kjo shmangë përsëritjen dhe copëzimin e politikave dhe buxheteve.  Për më shumë, vendos vija të qarta të llogaridhënies, që aktualisht janë afro 40 agjenci, e ndërmarrje që raportojnë në Zyrën e kryeministrit. Prandaj, bëhet e pa mundur llogaridhënia dhe mbikëqyrja efektive. E për këtë, parashihet një ri-shikim i plotë funksional.

Projektligji, përveç vendimmarrjes për shkrirje të ministrive, merr parasysh poltikat kyçe në kuadrin e organizimit të ri, duke vendosur zëvendësministra me portofol për fushëveprime të caktuara.

Për ta përmbyllur, liderët nuk komentojnë, por jetësojnë politika. Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë, e kulmi i reformës në administratën publike. Mos të harrojmë, janë këta të njëjtit që për gati 10 vite nuk e miratuan pakon e refomës së administratës pubike, e madje as nuk e votuan kur ne e sollëm në Kuvend. Reformat bëhen me vullnet e guxim, jo me deklarata.

Më poshtë e keni propozim e detajuar me 12 ministri që e kam përgatitur për vlerësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR), të martën ka mbajtur takim…