Tahiri i AAK-së: Raporti i KE-së, më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë

30 nëntor 2023 | 11:46

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se vlerësimi i Komisionit Evropian (KE) për Kosovën është më i dobëti që një qeveri e ka marrë ndonjëherë.

“Ky është raporti më i ashpri, me fjalët më të rrepta që është marrë”, ka thënë Tahiri në fjalën e tij në Kuvend.

Si problem, ai ka thënë se janë angazhimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili në supe bartë edhe procesin e integrimit.

“Propozojmë që Bislimi ta dorëzojë agjendën e integrimeve te një ministër, sepse ai nuk ka kohë, duke u marrë me detyrën kryesore, dialogun me Serbinë”, ka thënë Tahiri, duke  shpalosur detaje nga raporti i Komisionit Evropian për këtë vit.

“Në raport theksohet 32 herë mungesa e progresit. 49 herë theksohet se ka progres të mangët, 59 herë që ka njëfarë progresi, 42 herë që është bërë progres dhe 15 herë aspekte të tjera, ndërkaq vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë”.

“Ky vlerësim ka dhënë një diagnozë për qeverinë në raport me integrimet. Është regres, dështim dhe paaftësi për të qeverisur”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarrfikësit e Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së…