Zjarrfikësit protestojnë para qeverisë, ankohen për mospërmbushjen e kërkesave të tyre

30 nëntor 2023 | 11:40

Zjarrfikësit e Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Ata kanë thënë se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit, menaxhimit të shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.

Madje, ata kanë bërë me dije se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabio Grosso është shkarkuar nga bankina e Lyonit pas më…