Tahiri i PDK-së kërkon nga Kurti ta shkarkojë ministrin Aliu

17 maj 2021 | 13:08

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar replikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka thënë në Kuvend se darka në Bruksel nuk është dialog me Serbinë.

Fillimisht, Tahiri ka kërkuar nga Kurti ta shkarkojë Liburn Aliun nga pozita e ministrit pasi është me aktakuzë. Po ashtu, ai i ka kërkuar Kurtit të mos shkojë në Bruksel pa kërkuar falje Serbia.

“Pse s’po e shkarkon Liburn Aliun? Është me aktakuzë!  Hiqe Liburnin derisa vjen një moment nga gjykata që jep verdiktin. Hiqe mos i kontribuo më shumë dëmtimit të imazhit të Kosovës, hiqe mos e le më tutje. Mos i bëj gabimet që i kemi bërë ne në të kaluarën”.

“Pse nuk po i ndan me neve masat konkrete, planin. Nuk janë sekret. Çdo masë është dashur me e nda me neve, të na argumentosh që kjo nuk është një fontanë dëshirash. Nuk ke plan për katër vite dhe ato që i the janë të pavërteta. Pse po shkon në Bruksel pa kërkuar falje Serbia?  Mos shko pa kërkuar falje, nuk të ka hije. Mos shko se është turp për ty pa iu kërkuar falje qytetarëve sepse Serbia ende nuk e ka zbuluar të vërtetën për të pagjeturit dhe nuk ka kërkuar falje. Ju sot keni ardhur para neve me një fontantë dëshirash pa pasur idenë se çfarë do të bësh për katër vite”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma “Netflix” është përballur me rënien e aksioneve të saj.…