Tahiri: Jam i befasuar që Kosova U21 nuk më ftoi

31 maj 2021 | 12:01

Sulmuesi i cili ka shkëlqyer me skuadrën e Besës së Pejës, Ardit Tahiri, është i ftuar në emisionin sportiv “Ekipi A”.

Tahiri këtë sezon ka shkëlqyer me pejanët duke realizuar 9 gola. Ai e ka komentuar mos-ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës U21.

“Unë e kam kaluar një sezon të mrekullueshëm te Besa. Mos ftesa tek ekipi U21 është pak e befasishme për mua, por unë e respektoj vendimin e trajnerit”.

“Pas këtyre paraqitjeve dhe pas këtyre golave të shënuar kam menduar që do e kem një ftesë nga trajneri, por unë do  vazhdoj të punoj edhe më fuqishëm”, deklaroi Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 9 qershor për…