Tahiri: Ka gjasë që në maj Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

27 janar 2024 | 01:15

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në muajin maj ka gjasë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai theksuar se për herë të parë Kosova e ka një delegacion i cili është i bashkuar në përfaqësimin e Kosovës në KiE, dhe se për dy vjet e gjysmë asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë konflikt.

“Unë jam optimist që në prill, në qoftë se raporti paketohet si vlerësim pozitiv, që vota do të ketë në Asamble dhe pastaj në maj në Këshillin e Ministrave. Kosova ka gjasë”, ka thënë Tahiri.

“Ndoshta është hera e parë që ky ka qenë një delegacion i cili për dy vjet e gjysmë kurrë nuk e kemi pasur një konflikt, kemi diskutuar, kemi pasur mosmarrëveshje, mirëpo kur kemi hy në këshill kemi përfaqësuar Kosovën dhe jo flamujt tanë politikë. Kemi punuar shumë”, është shprehur deputeti në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalistët e Big Brother VIP Kosova 2 janë Edona, Shqipja,…