
Tahiri kërkon ndihmë nga Qeveria pas reshjeve në Vushtrri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka telefonuar kryeministrin Avdullah Hoti pas gjendjes së krijuar në këtë komunë nga reshjet e shiut.
Ai ka kërkuar ndihmë për tejkalimin e kësaj situate. “Sapo bisedova në telefon me Kryeministrin Hoti, pas gjendjes se krijuar me vërshime në Dumnicë, Stanoc të Epërm e fshatra tjera të Vushtrrisë. Ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrfikësit janë në terren duke i dalur në ndihmë banorëve. Po ashtu ekipet e FSK janë autorizuar nga Kryeministri Hoti dhe Ministri Quni të jenë në gjendje gatishmërie për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur. Është aktiv komisioni komunal për vlerësim të dëmeve. Do të ndajme mjete nga buxheti Komunal dhe nga Qeveria për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.