Kanosi dy persona me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Pejë

10 maj 2025 | 12:31

Policia ka arrestuar një person në fshatin Raushiq të Pejës, pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy persona.

Rasti ka ndodhur më datën 9 maj rreth orës 18:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një pagese kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësi të provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe gjashtë fishekë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja dhe publicistja Flaka Surroi e ka lavdëruar kryetarin e…