Tahiri: Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës

26 shtator 2023 | 12:58

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar të martën disa juristë nga Këshilli i Evropës, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.

Me këtë rast, Tahiri ka thënë se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës.

“Në takim me juristët eminent, dr. Thomas Markert dhe dr. Sia Spiliopoulou Akermark nga Këshilli i Evropës të cilët janë duke qëndruar në vendin tonë për të vlerësuar vendin tonë në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.  Në takim theksova se Kosova për nga aspekti legjislativ është vend që ka sistem të avancuar të promovimit të vlera të të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sundimit të ligjit. Rruga jonë e ndërtimit të shtetit është e bërë në bashkëpunim të plotë me BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare. Në fund konkludova se Kosova e ka vendin në këtë institucion, qytetarët e saj e meritojnë të  kanë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti turk do të mbajë premtimin dhe do të ratifikojë…