Tahiri: Kurti po kërkon koalicion me LDK-në për shkak të frikës nga PDK-ja

06 gusht 2019 | 20:51

Abelard Tahiri i PDK-së ka komentuar idenë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Sipas Tahirit, kjo ide e Kurtit, e shprehur në rrjete sociale, ka ardhur për shkak se Kurti “tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme”.

Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga ajo që i pret pas tyre. Këtë e konfirmoi zyrtarisht në Facebook, ‘lideri shpirtëror’ i Vetëvendosjes së cunguar, duke bërë thirrje për një koalicion të gjerë parazgjedhor. Tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme, është hedhur në aventurë për koalicione. Aventurë alla Don Kishot, me beteja, e pa beteja, me ankth e me festa, me iluzione e pa to, duke marrë vullnetin e popullit në duart e veta për të caktuar edhe numrin e deputetëve që populli medoemos duhet t’ia ‘prodhojë’. Pas zgjedhjeve, Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës, disfatën që do t’i peshojë aq sa vlejnë e jo aq sa mund të kamuflojnë. Qytetarët e Kosovës dhe nga sot zyrtarisht edhe ata individë që mund të kenë pasur dilemë, tashmë e kanë të qartë se pushteti nuk është aventurë që t’iu shërbehet atyre që s’besojnë as vetë se janë të denjë për të”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar Sabit Veselin, njërin…