Tahiri, Kurtit: Jeni mjeshtër i manipulimit

23 qershor 2022 | 13:46

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti mjeshtër të manipulimit të opinionit publik.

Ai ka kritikuar Kurtin që nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të lehtësuar jetën e qytetarëve.

“Ju jeni mjeshtër i manipulimit i opinionit publik me inteligjencën tuaj. Ju po flisni për shkatërrimin e fondi personal. Në qoftë se ju mendoni se situata është e tillë që vetëm të numëroni në vend e të mos merrni vendim, është gabim shumë i madh. Ju nuk e keni marrë asnjë vendim për lehtësimin e jetës së qytetarëve”.

“Ne jemi çmend e nuk e dimë që pensioni nevojitet në pleqëri. A po mendoni se ne nuk e dimë që fondi duhet të shfrytëzohet pas 65 vjetësh. Kërkoj prej teje që në këtë seancë të reflektosh mbi gjendjen ekonomike në vend. Është jashtëzakonisht e keqe”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës ku është duke u debatuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Më tutje, Tahiri ka thënë se punëtorët e sektorit privat u nevojitet më së shumti Trusti, e jo milionerët siç është duke thënë Kurti.

“Keni thënë se përfitojnë milionerët, po ata nuk janë në zor për Trust. Në zor janë punëtorët e sektorit privat”.

“I ke blloku investimet kapitale, e ke blloku secilin investim e institucion, mbi të gjitha e ke koncentrua pushtetin në disa njerëz nuk janë duke i bërë hajër Kosovës, janë duke e dëmtua Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain (PSG) është e hapur për ta shitur Neymarin…