Tahiri: Më 6 tetor populli do t’ia kthejë prapë besimin Ramush Haradinajt

24 shtator 2019 | 08:23

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në Pejë bashkë me qytetarët shtrënguan duart për t’i dhënë vendit shpresë.

“Në Pejë, shtrënguam duart për t’i dhënë vendit shpresë. Në qytetin që u ringjall nga hiri, aty ku e gjejmë dëshminë e lirisë, themelin e qytetarisë dhe kështjellën e shqiptarisë u vërtetua se më 6 tetor do t’i kthehet besimi dhe mandati nga popullit prap kryeministrit Ramush Haradinaj”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë…