Tahiri, Muratit dhe Kurtit: E keni sjell këtë vend në bllokadë klasike

14 prill 2022 | 15:16

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri Albin Kurti e kanë sjell këtë vend në bllokadë klasike.

“Ju personalisht si ministër, pazotësia e Albin Kurtit me marrë vendim, e keni sjell këtë vend në bllokadë klasike. E keni sjell në bllokadë sektorin publik, sektorin privat dhe matematika me 100 milionë euro me i jep për shërbimin social”.

“Duhet me pas përgjegjësi me bo t’i kalkulimin për Ligjin e pagave”, ka thënë Tahiri, duke kërkuar nga Murati që të bëhet serioz.

“Mos u bëni qesharak, bëhuni më serioz dhe ejani me oferta konkrete. Oferta vjen me ato çfarë ke në dorë, nuk jemi duke ju akuzuar për diçka që s’jeni, por po ju akuzojmë për pazotësinë e ju dilni bëni hajgare e qeshni, kjo është turp”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja amerikane Allyson Felix, një nga sprinteret më të mëdha…