Tahiri për aksidentet në komunikacion: Me Kodin e ri Penal, ngasja në gjendje të dehur do t’ju dërgojë në burg

02 dhjetor 2018 | 18:21

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se viti që po lëmë pas, ishte vit i shumë humbjeve të jetëve në komunikacion, dhe kjo sipas tij kërkon angazhim për të edukuar, parandaluar dhe sanksionuar rrethanat që mund të nxisin fatkeqësi komunikacioni.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se Kodi i ri Penal, krahas masave tjera, ka ridefinuar kualifikimin si vepër penale të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, duke bërë dallimin mes kundërvajtjes dhe veprës penale.

“Pra, me Kodin e ri Penal, tejkalimi i normave të parapara dhe vozitja në gjendje të dehur do t’ju dërgojë në burg. Ka qenë e nevojshme që të marrim përsipër përgjegjësinë shtetërore në parandalimin e veprave të tilla dhe edukimin e qytetarëve, sikurse edhe dhënien e përgjigjes së duhur ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. Kosova nuk ka njerëz për të humbur, aq më pak në komunikacion, si shkak i pakujdesisë që nxitet nga ngasja në gjendje të dehur. Shpresoj se këto masa do të ndikojnë për të stimuluar një përgjegjësi më të madhe të të gjithë ngasësve dhe për të mundësuar udhëtime të sigurta për qytetarët tanë”, ka shkruar ministri Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjen Robben ka bërë me dije se në verë do…