Robben: Ky do të jetë viti im i fundit te Bayerni

02 dhjetor 2018 | 18:16

Arjen Robben ka bërë me dije se në verë do t’i japë fund aventurës te Bayern Munchen.

Gjatë një vizite të klubit të tifozëve, ai ka shpjeguar: “Ky do të jetë viti im i fundit te Bayern. Kam kaluar 10 vite të mrekullueshme. Por çdo gjë ka një fund”. Më parë, edhe Uli Hoeness është shprehur se ky do të jetë viti i fundit për Robben dhe Ribery, dhe tani ka ardhur deklarata e vetë holandezit.

Robben dhe Ribery janë 34 dhe 35 vjeç, prapëseprapë Karl-Hainz Rummenigge i ka thurur elozhe dyshes së veteranëve. “Ata janë lojtarë që kanë shkruar historinë e klubit. Kemi bërë mirë që kemi rinovuar edhe për një vit me ta”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke iu referuar projektrezolutës…