
Tahiri: Për çështje nacionale nuk do të jemi opozitë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti do ta mbështesë Qeverinë për tema të rëndësisë nacionale.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se mbështetja që AAK-ja i ka dhënë rezolutës për referendumit ka qenë parimore.
“Ju e keni parë qartë që pozicioni i AAK për referendumin ka qenë parimor dhe i kemi dhënë mbështetjen Qeverisë dhe në tema të rëndësishme nuk do të jemi opozitë”, ka thënë ai.
Sipas tij, qeveria duhet ta arsyetojë para faktorit ndërkombëtar ndalimin e referendumit.
“Qeveria do duhej të bëjë një shpjegim për opinionin e brendshëm dhe ta bëjë një shpjegim për opinionin e jashtëm, pra me faktorin ndërkombëtar me të cilët kemi punuar nga 99-ta. Argumentet e seancës së shtunës kanë qenë argumentues nga ana e palës sonë”, ka vlerësuar Tahiri.