Tahiri për qeverinë Hoti: Kjo qeveri minorene po bëhet bllokuesja më e madhe

29 shtator 2020 | 12:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria Hoti është duke dështuar ta sigurojë shumicën e nevojshme për të miratuar politikat e veta në Kuvend.

Tahiri në llogarinë e vet në Facebook ka shkruar se “kjo qeveri minorene për nga numrat, po bëhet kështu bllokuesi më i madh i adresimit të nevojave të qytetarëve të Republikës”.

“Tashmë u bënë disa seanca radhazi, prej kur se qeveria e Avdullah Hotit në mënyrë sistematike po dështon të sigurojë shumicën e nevojshme për të miratuar politikat e veta në Kuvend. Në vend se të zhbllokonte status-quonë, kjo qeveri minorene për nga numrat, po bëhet kështu bllokuesi më i madh i adresimit të nevojave të qytetarëve të Republikës. Madje si qeveri e paaftë për t’i siguruar votat e koalicionit dhe e pa interesuar për të punuar me opozitën, ajo është bërë emri i ri i statusquosë në Kosovë. Qeverisja është domosdoshmëri publike por sot është e qartë si drita se qeveria e Avdullah Hotit nuk mund të qeverisë. Komoditetin e Avdullah Hotit në status-quo, po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot…