Tahiri për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë?

07 qershor 2022 | 14:20

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar rreth çmimit të naftës që është ngritur sot nëpër pompat e derivateve në Kosovë.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka pyetur Qeverinë Kurti se a është dikush prej tyre në Kosovë apo krejt kanë dalë jashtë.

“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elementare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Aida Shtino ka ironizuar moderatoren, Erjola Doçi pasi tha…