Tahiri për votimin e rezolutës: Kushdo që e analizon në aspektin triumfalist e ka gabim

16 janar 2022 | 16:01

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se votimi i djeshëm i rezolutës për mosmbajtjen e referendumit serb në Kuvendin e Kosovës nuk është asgjë më shumë se ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kushdo që mendon të analizojë këtë çështje në aspektin triumfalist, e ka gabim.

“Votimi i djeshëm në Kuvend nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se vetëm ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur rendin kushtetues të vendit si dhe kurs i veprimit në vijë të plotë me betimin e dhënë si deputet. Kushdo që mendon të analizojë këtë çështje në aspektin triumfalist, e ka gabim. E, kushdo që e kthen votimin e djeshëm në lojë për të fituar disa poena politikë, e ka prap shumë gabim. Kushtetuetshmëria dhe ligji  janë detyrim dhe betim i yni”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se kanë prova të bindshme se…