Tahiri: Qeveria ka dështuar në vaksinimin e qytetarëve

12 gusht 2021 | 11:56

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka dështuar në planin e saj për vaksinimin e qytetarëve me vaksinat anti-Covid.

Sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë nënvlerësuar situatën me rënien e numrave të të infektuarve.  “Qeveria ka dështuar totalisht në vetëdijesimin dhe edukimin në planin operacional të vaksinimit në masë të qytetarëve. E ka nënvlerësuar situatën duke u thirr në rezultatet e rënies së numrave”, ka deklaruar Tahiri në Kuvend.

Ai ka ftuar Qeverinë e Kosovës të ndërmarra veprimin në parandalimin e përhapjes së pandemisë. “E ftojmë qeverinë që me urgjencë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe të fuqizimit të qendrave të mjekësisë familjare në gjitha komunat, të gjitha qendrat ku ndodh vaksinimi, që të ndodhë sa më shpejt dhe sa më shumë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qasjen e qeverisë…