Tahiri: Qeveria ta kthejë fokusin te jeta e qytetarëve

06 dhjetor 2022 | 11:38

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria duhet ta kthejë fokusin tek qytetarët.

“Porosia ime për qeverinë është që të kthejë fokusin tek jeta e qytetarëve. Pra, të fokusohet tek problemet serioze ekonomike dhe në sektorë vitalë, si në shëndetësi dhe arsim. Qeveria, t’i lë agjendat e ngushta, në mënyrë që të ndalet kapja e administratës e shtetit gjithandej”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri ka theksuar se dora politike po zgjatet shumë në kapjen e administratës publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po të shoh çdo ditë I buzëqeshur je si gjithnjë…