Tahiri: Qeveria Zdravo paska dashur të bëjë tregti edhe me luftën e lavdishme të UÇK-së

07 gusht 2023 | 19:04

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për intervistën e sotme të publikuar në Nacionale, ku një biznesmen nga mërgata ka rrëfyer për përvojën e tij me Ridvan Muharremin, njeriun e Kurtit që i kërkonte atij dëshmitarë katolikë kundër Thaçit, një vrasës profesionist, armë e gjësende të tjera.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se qeveria Zdravo ka bërë tregti me vaj, tregti me drithë, tregti me armë, tregti me rrymë, e për t’i mbuluar të gjitha këto, paska dashur të bëjë tregti edhe me nderin e pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, duke dashur të blejë edhe dëshmitarë të rrejshëm.

“Për me tepër, për ta ushtruar korrupsionin e hajninë pa pengesë, paskan porositur edhe zhdukjen e një politikani të PDK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë duhet të veprojë për ta zbardhur të vërtetën e këtyre pretendimeve, sepse ato nuk përfaqësojnë më vetëm korrupsionin enorm në të cilin është zhytur Zdravo qeveria, por edhe rrezikun që i kanoset lirisë, demokracisë e kombit tonë nga mentaliteti zhvatës e shkatërrimtar i Albin Kurtit me shokë”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Pra, në emër të “sekretit shtetëror”, 10 milionë euro të taksapaguesve, i lihen në dorë një super matrapazi e zhvatësi kriminal, i cili, pasqyron më mirë se çdo gjë tjetër, korrupsionin e kriminalitetin në errësirë të Albin Kurtit dhe qeverisë Zdravo. Me para të qytetarëve të Kosovës, qeveria Zdravo ka bërë tregti me vaj, tregti me drithë, tregti me armë, tregti me rrymë, e për t’i mbuluar të gjitha këto, paska dashur të bëjë tregti edhe me nderin e pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, duke dashur të blejë edhe dëshmitarë të rrejshëm. Për me tepër, për ta ushtruar korrupsionin e hajninë pa pengesë, paskan porositur edhe zhdukjen e një politikani të PDK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë duhet të veprojë për ta zbardhur të vërtetën e këtyre pretendimeve, sepse ato nuk përfaqësojnë më vetëm korrupsionin enorm në të cilin është zhytur Zdravo qeveria, por edhe rrezikun që i kanoset lirisë, demokracisë e kombit tonë nga mentaliteti zhvatës e shkatërrimtar i Albin Kurtit me shokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MKRS-ja në partneritet me organizatën qeveritare gjermane GIZ dhe MFPT,…