Tahiri-Qeverisë: Ndaleni dorën me punësime partiake

11 qershor 2021 | 11:01

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja me arrogancën e numrave po tenton që të kap të gjitha institucionet e pavarura të Kosovës duke punësuar militantë partiakë.

Tahiri në seancën e Kuvendit ka thënë se është duke u parë qartë se punësimet janë partiake.

“Tendencën e partizimit respektivisht kapjen e institucioneve të pavarura të Kosovës. Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri dhe qeveri ne e kemi marrë me shqetësim. Shihet qartë që ka punësime, por janë punësime politike pavarësisht se kanë deklaruar se nipat janë për dasma. Kur ju pëlqen kritika e shoqërisë civile i keni duartrokitur, kur iu pëlqen rekrutimi nga ambasadat i duartrokitni, në momentin që ju japin rekomandime thoni s’janë të mirë”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai ka kërkuar nga partia në pushtet që t’i ndalë me punësime në agjenci të pavarura.

“Ju lutem ndaleni dorën kur punësoni në agjencionet e pavarura, por po ju them agjenci të Lëvizjes Vetëvendosje. I kemi dy gjykatës të Kushtetueses që kemi me i zgjedh, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion, të aplikojnë ata me integritet dhe të mos kemi dikë partiak. Nëse praktika shkon me i kap këto institucione nuk i bëni hajt as Qeverisë Kurti as LV-së”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të seancës së sotme parlamentare, deputeti i PDK-së,…