Tahiri tregon se kush do ta zëvendësojë EULEX-in

08 maj 2018 | 22:46

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se Misionin për Sundimin e Ligjit (EULEX), do të ndryshohet me grupe të ekspertëve në fushën e drejtësisë, të cilët do ta monitorojnë përparimin e Kosovës.

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nuk e dimë se si do të emërtohet ky grup i ekspertëve, të cilët sipas tij, do të kenë karakter këshilldhënës dhe monitorues.

“Sa i përket monitorimit nga Bashkimi Evropian (BE), në rrafshin e sundimit të ligjit e shohim si dicka pozitive, sepse ne aspirojmë të jemi pjesë e asaj familje. Do të kemi në vazhdimësi raporte monitorimi për punën e gjyqësorit, policisë, qeverisë, etj”, ka shtuar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen…