Tahiri: Vendimi i Kushtetueses se Ligji për zyrtarët publikë është antikushtetues, epilog logjik

03 gusht 2023 | 16:47

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kontestimin e disa neneve të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Ai ka bërë me dije vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publikë është një epilog logjik.

“Kundër kushtetutshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për zyrtarët publikë është antikushtetues, është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karrierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Sipas tij, administrata shtetërore duhet të jetë e pavarur.

“Më 14 janar 2023 e kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto! Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj vendimit të…