Tahirsylaj: Nga e premtja temperaturat ngritën deri në 30 gradë celsius

31 korrik 2018 | 11:02

Moti në këtë fund javë në Kosovë do të jetë i nxehtë dhe për një javë nuk do të ketë reshje shiu.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se ndryshimet klimatike në Kosovë janë sikur edhe në vendet e tjera.

“Kjo është në situatë që do të tejkalohet”, ka thënë ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij këtë vit më së miri ka pasur elemente pozitive tek misri. “Këtë vit misri në Kosovë, është sikur në Kaliforni. Ky vit është i dëmshëm është për grurin, për dredhëzën, për mjedrën, etj”, ka thënë Tahirsylaj.

Më tutje, ai ka thënë se gjatë muajit gusht temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë celsius. “Vera do të jetë më e vonshme. Në gusht do të shkojnë temperaturat deri në 35 gradë celsius”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti në këtë fund javë në Kosovë do të jetë…