Tajfuni ‘Fanfone’ shkon në 28 numri i personave të vdekur në Filipine

27 dhjetor 2019 | 10:42

Ka arritur në 28 numri i personave të vrarë nga një tajfun që ka përfshirë Filipinet ditë më parë, kanë thënë zyrtarët.

Tajfuni “Fanfone”, që ka zbarkuar në këtë vend të martën ka shkaktuar vërshime të mëdha dhe ka shkatërruar shtëpitë në disa provinca.

Sipas Këshillit Për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore, 12 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Tajfuni ka rezultuar me evakuim të më shumë se 58 000 personave dhe ka bllokuar mijëra të tjerë që kanë qenë aty në kohë festash.

Tajfuni “Fanfone” që nga banorët lokalë njihet si tajfuni Ursula, ka përfshirë Filipinet më 25 dhjetor.

Erërat e tij kanë qenë 200 kilometra në orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se Kosova nuk ka…