Takim emocional i kandidates së PDK-së për deputete, Kaltrinë Lohaj, me ish të burgosurit politikë

23 maj 2026 | 12:21

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka pasur një takim të veçantë me ish të burgosur politikë, me ata që sakrifikuan lirinë, rininë dhe jetën e tyre për dinjitetin njerëzor dhe të vërtetën.

“Ky takim kishte për mua edhe një domethënie shumë personale, sepse më riktheu me krenari tek prindërit e mi, ish të burgosur politikë, të cilët përballuan padrejtësi e vuajtje me dinjitet dhe kurajo. Sakrifica e tyre mbetet frymëzim për mua dhe për çdo brez që vlerëson lirinë”.

“Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që qëndruan të pathyeshëm përballë padrejtësisë. Kujtesa dhe historia e tyre do të jetojnë gjithmonë”, ka shkruar Lohaj në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit…