TAKIM ME KOORDINATORIN PËR NGRITJEN E SHTATORËS SË TRIBUNIT TË KOMBIT RAMIZ CERNICA

28 qershor 2022 | 17:32

Ismet Sylejmani

Me Koordinatorin për ngritjen e Shtatores së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, të nderuarin Arianit Sadiku!

Në ambientetet e Kuvendit Komunal te Gjilanit , në zyren e Tij, u takuam për të biseduar për angazhimet në përgaditjen e fillimit të zbatimit të projektit për punimet rreth përgaditjes dhe vendosjes së shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica në Sheshin e Tij para ndërtesës së Komunës së Gjilanit!

Koordinatori i Komunës së Gjilanit, për ngritjen e Shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, Z. Arianit Sadiku, u zotua se do ta fusë në prioritetet e përspektivës së dinamikës së domosdoshme për të përshpejtuar procedurat e ngritjes së monumentit gjigant të Simbolit të Bashkimit më Shqipërinë, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Faleminderit për pritjen i nderuar Kryesues i Kuvendit të Komunës së Gjilanit e Koordinator për ngritjen e shtatores se Tribunit të Kombit Ramiz Cernica në Gjilan!

Në emër të Këshillit Organizativ të familjes së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica dhe në emrin tim personal, të faleminderit për mikëpritjen dhe respektin!

Kryetar i Këshillit Organizativ për Ngritjen e Shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica,
Gjilan, 28 Qershor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rëndësia e përshpejtimit të procesit të funksionalizmit të Fondit Sovran…