Takim përmbyllës i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. dhe zyrtarëve të lartë

30 dhjetor 2019 | 19:04

Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” u mbajt takimi përmbyllës i vitit 2019 i Bordit të kësaj kompanie dhe zyrtarëve të lartë të saj.

Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve ndër tjerash diskutoi për objektivat e larta lidhur me rritjen e faturimit, rritjen e arkëtimit, zvogëlimin e shpenzimeve, rritjen e investimeve kapitale, reduktimin e humbjeve të ujit dhe shumë objektiva të tjera të cilat janë urë ndërlidhëse e vitit 2019 dhe 2020.

Përgjatë këtij takimi përmbyllës u diskutuan çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parmetrave financiar dhe operativ, përdorimi i metodave krahasuese dhe empirike në mënyrë të arritjes së efektshmërisë, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, etj.

Ata u shprehën të gatshëm që, edhe në vitin 2020 do të punojnë pandalshëm në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes, gjithnjë karshi përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për konsumatorët.

Drejtorët e bordit dhe zyrtarët e lartë falënderuan të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit me mesazhin e qartë që, çdo pagesë e tyre për shërbimet e ofruara do iu rikthehet në investime afatgjate infrastrukturore për një jetë më të lehtë e më të mirë për ta.

Në të njejtën kohë falënderuan të gjitha komunat në zonën operative me të cilët do të vazhdojë bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve të komunave përkatëse, falënderuan edhe KFOR-in dhe të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara për bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vite.

Falënderim i veçantë për të gjithë donatorët / kontributdhënësit që, përmes donacioneve dhe investimeve të tyre nga viti 2000 e deri në vitin 2019 ndihmuan në ngritjen e kapaciteteve humane dhe infrastrukturore në këtë kompani, e cila ofron shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit në (40%) të territorit të Republikës së Kosovës.

Ndër ta: Qeverinë e Republikës së Kosovës, Qeverinë Gjermane, Bankën Gjermane për Zhvillim KFW, Komisionin Evropian, USAID-in, Qeverinë Zvicerane, Zyrën Zvicerane, Bankën Botërore , Qeverinë Hungareze, Qeverinë Çeke, JICA Japoneze, Fondin Zhvillimor Slloven, GIZ-i, Fondin e Investimeve Zhvillimore për Ballkan WBIF, Qeverinë Norvegjeze,  Qeverinë Franceze, etj.

“Urime viti 2020 të gjithë konsumatorëve të KRU ”Prishtina” sh.a. duke iu dëshiruar rehati dhe mirëqenie në familjet dhe shoqëritë tuaja ” kanë uruar në fund Bordi i drejtorëve të ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetikë të Kosovë (KEK) do…